Flash

Cardi B shpërthen ndaj Offset: Ti dhe nëna jote më vodhët

Lapsi.al 16 January 2025
Cardi B shpërthen ndaj Offset: Ti dhe nëna jote më vodhët

Cardi B me sa duket akuzoi burrin e saj të larguar, Offset, dhe nënën e tij, Latabia Woodward, se e grabitën atë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të X Spaces të martën.

"Unë nuk po dëgjoj pasi ti dhe mamaja jote më grabitën. Të thashë që të mos luaje më me mua" tha krijuesja e  hitit "Bongos", për Billboard. “Po, ti dhe nëna jote më grabitët.

Cardi  nuk dha asnjë detaj shtesë mbi grabitjen e supozuar. Megjithatë, ajo akuzoi më tej reperin Migos – nga i cili kërkoi divorc në korrik 2024 – se nuk kishte blerë asnjë dhuratë për Krishtlindje për tre fëmijët e tyre.

“E more vajzë për herë të parë këtë vit, dje. Të porsalindurën", pohoi reperi i “I Like It”, duke iu referuar vajzës së tyre 4 muajshe që lindi në shtator. Çifti i ndarë ka edhe vajzën Kulture, 6 vjeç dhe djalin Wave, 3 vjeç.

“Ti i do shumë fëmijët dhe nuk i ke blerë dhurata për Krishtlindje. Porerdhe  në Nju Jork për të blerë dhurata për fëmijët e tu të tjerë,” vazhdoi Cardi.

Cardi deklaroi se “s’mund as të shijonte fitoret e veta sepse ndihej sikur ai po kalonte disa vështirësi”. “Dhe kjo është gjëja më e sinqertë që dikush mund të bëjë për ty. Dikur lutesha për këtë njeri përpara se të lutesha për veten. Dhe ai i poshtri kishte guximin të thoshte se po ‘garoja’ me të”.

Debati erdhi disa ditë pasi ata u ribashkuan për pak kohë për të festuar ditëlindjen e reperit "Clout" në Miami.

Të këshilluara

Akuza të reja ndaj Diddy

Sean "Diddy" Combs është akuzuar në një padi të re për përdhunimin e një baby-sitter  pasi e joshi atë në makinën e tij në Big Apple më shumë se dy dekada më pa...

16:58

Jessica Simpson ndahet nga ish atleti

Jessica Simpson dhe bashkëshorti i saj, Eric Johnson, janë ndarë pas 10 vitesh martesë. “Eric dhe unë kemi jetuar veçmas duke lundruar në një situatë të dhim...

14:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI