Flash

Ceremonia e Oscars 2025 anulohet për herë të parë pas 96 vitesh

Lapsi.al 15 January 2025
Ceremonia e Oscars 2025 anulohet për herë të parë pas 96

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar të vitit 2025 mund të anulohet për herë të parë pas 96 vitesh për shkak të zjarreve në Los Angeles.

Komiteti i Oscars ka shpallur se është duke monitoruar çdo ditë situatën në qytet dhe është në shqyrtim të mundësisë për të shtyrë ose anuluar ngjarjen  për shkak të ndikimit të madh që kanë zjarret në komunitetin lokal.

Sipas burimeve të afërta me Komitetin e Oscars, shqetësimi kryesor është të mos duket se po festohet në një periudhë kur shumë qytetarë të Los Angeles po përballen me humbje dhe dhimbje.

“Edhe nëse zjarret shuhen në ditët në vijim, realiteti është se qyteti do të vazhdojë të përballet me pasoja për muaj të tërë”, ka thënë një burim për The Sun.

Përveç mundësisë së anullimit të ceremonisë, nominimet për çmimet Oscar që ishin planifikuar të shpalleshin më 17 janar janë shtyrë për 19 janar. Të gjithë zhvillimet e mëtejshme do të varen nga gjendja e situatës në Los Angeles.

Shfaqja do të vazhdojë  për evente të tjera argëtuese. Çmimet Grammy janë caktuar ende për 2 shkurt, me transmetimin televiziv të vendosur për të mbledhur para për lehtësimin e zjarreve.

Universal Music Group, i cili përfaqëson artistë si Ariana Grande dhe Taylor Swift, njoftoi se po anulon të gjitha ngjarjet e tij të lidhura me Grammy, "dhe do të ridrejtojë burimet që do të ishin përdorur për ato ngjarje për të ndihmuar ata që janë prekur nga zjarret".

Festivali i Filmit Sundance njoftoi se do të vazhdojë të mbahet në Park City, Utah duke filluar javën e ardhshme.

Të këshilluara

Akuza të reja ndaj Diddy

Sean "Diddy" Combs është akuzuar në një padi të re për përdhunimin e një baby-sitter  pasi e joshi atë në makinën e tij në Big Apple më shumë se dy dekada më pa...

16:58

Jessica Simpson ndahet nga ish atleti

Jessica Simpson dhe bashkëshorti i saj, Eric Johnson, janë ndarë pas 10 vitesh martesë. “Eric dhe unë kemi jetuar veçmas duke lundruar në një situatë të dhim...

14:19

Ben Stiller reflekton mbi ndarjen nga aktorja

Ben Stiller po flet për vendimin e tij dhe të Christine Taylor për t'u ndarë në vitin 2017. Çifti përfundimisht u pajtuan gjatë pandemisë COVID-19. “Kur u nd...

17:39

Kevin Coster, i dashuruar me Jennifer Lopez?

Në fund të dhjetorit 2024, Kevin Costner dhe Jennifer Lopez patën një takim miqësor në Aspen të Kolorados, ku të dy po shijonin pushimet e Vitit të Ri, por që n...

16:25

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI