Flash

Shkrimtarja mban anën e Blake Lively në padinë kundër aktorit

Lapsi.al 24 December 2024
Shkrimtarja mban anën e Blake Lively në padinë kundër

Colleen Hoover ka shprehur mbështetje  për Blake Lively në lidhje me çështjen ligjore që aktorja ka ngritur kundër Justin Baldoni.

Shkrimtarja e romanit It Ends With Us e ka përshkruar Lively-n si një person të sinqertë, të ëmbël dhe mbështetës, duke theksuar vlerat e saj si njeri që nga momenti i njohjes së parë.

It Ends With Us”, një dramë e dhunës në familje e bazuar në librin bestseller të Colleen Hoover, u shfaq në kinema verën e kaluar.

Në atë kohë, u përhapën thashethemet për një grindje mes Lively dhe Baldonit, të cilët refuzuan të shfaqeshin së bashku për të promovuar filmin.

Blake gjithashtu pësoi një breshëri publiciteti të keq pas publikimit të filmit,e quajtur një “vajzë e keqe” pasi një gazetare pretendoi se një intervistë e pakëndshme me aktoren e bëri atë të linte punën e saj.

Avokati i Baldonit, Bryan Freedman, ka kritikuar padinë e re të saj, duke thënë për The Post: “Është e turpshme që zonja Lively dhe përfaqësuesit e saj të bëjnë akuza kaq serioze dhe kategorikisht të rreme kundër z. Baldoni, Wayfarer Studios dhe përfaqësuesve. Një tjetër përpjekje e dëshpëruar për të ‘rregulluar’ reputacionin e saj negativ.” Ai shtoi se ajo ishte një “makth” në xhirime.

Të këshilluara

Mel B zbulon grindjen me P.Diddy

Mel B, e njohur më mirë si Scary Spice nga Spice Girls, kohët e fundit rihapi plagët e vjetra ndërsa detajoi një grindje të tensionuar me Sean "Diddy" Combs gja...

15:55

Jlo reflekton për ndarjen nga Ben Affleck

Jennifer Lopez po reflekton se si i kapërcen “vështirësitë” mes divorcit të saj nga Ben Affleck. “Mendoj se mënyra se si i kapërcej gjërat nuk është duke i m...

16:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI