Flash

Pirro Çako heq ‘E duam lumturinë’ nga kanalet abuzive në Youtube

Lapsi.al 20 December 2024
Pirro Çako heq ‘E duam lumturinë’ nga kanalet abuzive

Pirro Çako hoqi këngën ‘E duam lumturinë’ nga kanalet abuzive, të kënduar nga Parashqevi Simaku, që artistja të ketë të drejta mbi veprën artistike tani që u rikthye në jetën publike.

Kënga “E duam lumturinë” e Parashqevi Simakut me kompozitor Pirro Çako dhe tekstshkrues Agim Doçin, ka ekzistuar në kanalin “YouTube” prej më shumë se 9 vitesh, e ngarkuar në një kanal jozyrtar nga persona anonimë dhe të paautorizuar, me plot gati 6 milionë shikime, e ku të shumtë ishin ata që riktheheshin herë pas here për ta dëgjuar.

Mbi 200 mijë klikime, këngës iu shtuan vetëm gjatë javës së fundit, dhe kjo falë interesit të madh që ngjallën lajmet për këngëtaren në SHBA.

Ndërkohë pas fshirjes së këngës nga kanalet jo zyrtare, Pirro e ka rihedhur përsëri para dy ditësh (18 dhjetor) në kanalin e tij zyrtar, për të gjithë adhuruesit e Parashqevisë.

Të këshilluara

FOTO/ Diola Dosti në pritje të ëmbël?

Në një foto të fundit, e cila ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, Diola Dosti shfaqet pranë partnerit të saj, Erolld Belegu. Dyshja duket në harmoni të plotë, te...

16:51

Ariana Grande heq dorë nga turnetë?

Ariana Grande nuk po i thotë lamtumirë turneut përgjithmonë - vetëm për momentin. Duke folur me Variety në një intervistë të publikuar të mërkurën, aktorja e...

14:47

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI