Flash

Dalina Buzi: Televizionet po shkojnë drejt kërkesës së llumit

Lapsi.al 19 December 2024
Dalina Buzi: Televizionet po shkojnë drejt kërkesës së

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e saj për prirjet e televizioneve sot, duke i kritikuar ato hapur.

“Ajo që ndodh me televizionet, është që shkojnë drejt kërkesës së llumit,” deklaroi Dalina, duke ngritur shqetësimin për cilësinë e përmbajtjes televizive në vend.

Por Alketa nuk hezitoi ta sfidojë: “Po programi ‘Andale’ që po bën ti, nuk është njësoj? Pra, nuk është masa ajo që vendos për kontentin e asaj që ti po krijon?”

Dalina e justifikoi produksionin e saj duke theksuar kontrollin mbi audiencën dhe përmbajtjen: “Varet me çfarë njerëzish shkon. Çunat e mi nuk shkojnë kurrë në ‘Përputhen’ se nuk i lejoj unë. Se janë të rinj dhe do shajnë, le të shajnë…”

Pjesë nga biseda:

Alketa: Edhe programet televizive me nivel zero, ti thua që tallin audiencën. Po të isha në Amerikë do t’i shkoja deri në fund, do të ‘prija më shumë koka’.

Dalina: Ajo që ndodh me televizionet, është që televizionet shkojnë drejt kërkesës së llumit.

Alketa: Po programi ‘Andale’ që po bën ti, nuk është njësoj? Pra, nuk është masa ajo që vendos për kontentin e asaj që ti po krijon?

Dalina: Varet me çfarë njerëzish shkon? Çunat e mi nuk shkojnë kurrë në ‘Përputhen’ se nuk i lejoj unë. Se janë të rinj dhe do shajnë, le të shajnë…

Të këshilluara

Ariana Grande heq dorë nga turnetë?

Ariana Grande nuk po i thotë lamtumirë turneut përgjithmonë - vetëm për momentin. Duke folur me Variety në një intervistë të publikuar të mërkurën, aktorja e...

14:47

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI