Flash

FOTO/ 12 vjet burg për shqiptarin që trafikoi 100 kg kokαinë në Britani

Lapsi.al 30 June 2024
FOTO/ 12 vjet burg për shqiptarin që trafikoi 100 kg

Mediat britanike i kanë kushtuar vëmendje rastit të shqiptarit Bujar Cozminca. 33-vjeçari u dënua të premten (28 qershor) me 12 vite burg i akuzuar për trafik drogαsh të forta.

Sipas asaj që shkruan tabloidi Express, shqiptari kishte blerë 100 kilogramë kokainë me një vlerë prej 3.5 milion £. Ai parashikonte që ta hidhte atë në tregon dhe nga shitja do të merrte rreth 8 milion £.

Drugs-Image

Ai u arrestua në maj të 2021 dhe në pronat e tij u gjetën 300 mijë £ në cash në dy prona që ai përdorte për pazare droge në Islington dhe Wembley. Hetuesit zbuluan gjithashtu disa regjistra që tregonin pazare droge që kapin shumën e gati 2 milionë paund.

Drug-Cash

Cozminca i pranoi akuzat e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave. Ajo që nënvizojnë mediat britanike është se shqiptari e kishte këtë, arrestimin e dytë. Në vitin 2012, ai u dënua për trafik droge me 21 muaj burg.

Ai u deportua në Shqipëri, por më pas hyri ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Në 2020, hetuesit arritën të shtien në dorë komunikime të tij në aplikacionin e koduar EncroChat. Aty u zbulua se Cozminca trafikonte shumë kilogramë kokainë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe pastronte qindra mijëra paund para kriminale në javë.

Bujar-Cozminca

Hetuesit analizuan 6 mijë mesazhe të tij në EncroChat. Grupi i tij kishte lidhje të gjera ndërkombëtare. Cozminca ishte në gjendje të operonte edhe gjatë gjithë karantinës së Covid-19.

“Ne jemi të vendosur të ndjekim individë si Cozminca që mendojnë se janë mbi ligjin dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë për t'i sjellë ata para drejtësisë” – tha Andrew Tickner, oficer i lartë hetues i OCP. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr në lagjen muzeale në Berat

Një zjarr ka rënë në një banesë në lagjen muzeale “Mangalem” në Berat. Shkak për rënien e zjarrit është bërë shpërthimi i një bombole gazi. Menjëherë pas njo...

15:19

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI