Flash

Arrestohet i riu në Korçë për trafik njerëzish

Lapsi.al 30 June 2024
Arrestohet i riu në Korçë për trafik njerëzish

Një 25-vjeçar ka rënë në pranga në Korçë pasi u kap duke transportuar 17 emigrantë ilegalë nga Vendet e Treta me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Raportohet se R. H., 25 vjeç, banues në Kodër-Kamëz, Tiranë, u kap në flagrancë duke transportuar në drejtim të Tiranës, me automjetin furgon tip “Opel” 17 emigrantët.

Sakaq, materialet procedurale kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Aksi”.

U kap në flagrancë duke transportuar kundrejt fitimit, 17 emigrantë nga Vendet e Treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 25-vjeçari.

Sekuestrohet automjeti me të cilin po transportoheshin emigrantët dhe një celular.

Seksioni i Hetimit të DVKM Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informaciove të siguruara në rrugë policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Aksi”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

R. H., 25 vjeç, banues në Kodër-Kamëz, Tiranë.

25-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e lartpërmendura, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Vërdovë, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me automjetin furgon tip “Opel”, kundrejt fitimit, 17 emigrantë nga Vendet e Treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilin po transportoheshin emigrantët dhe një celular.

Materialet procedurale kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI