Flash

Elton John heq dorë nga turnetë

Lapsi.al 30 June 2024
Elton John heq dorë nga turnetë

Elton John ka konfirmuar se nuk do të bëjë më kurrë turne muzikore.

Në një intervistë për Entertainment Tonight muzikanti , u pyet nëse ka në plan të shkojë përsëri në koncerte ku u përgjigj i prerë: Jo.

Bashkëshorti i tij, David Furnish shtoi: Ne kemi djemtë tanë, ata po hyjnë në vitet e tyre të adoleshencës tani. Ne nuk duam të humbasim asgjë. Ne duam të jemi të pranishëm për këtë. Është një lloj dekade kyçe, mendoj unë, në jetën e një fëmije.

Furnish shtoi për John: Ai e ka bërë këtë për 60 vjet. Kështu që është mirë të kesh atë kohë për ta kaluar në shtëpi me familjen.

John dhe Furnish janë së bashku që nga viti 1993 dhe janë martuar që nga viti 2014. Së bashku, ata kanë djemtë Zachary Jackson, 13 vjeç dhe Elijah Joseph, 11 vjeç.

Turneu i fundit botëror i Elton, “Faewell Yellow Brick Road”, filloi në vitin 2018 në Amerikën e Veriut dhe përfundoi në Stokholm, Suedi, në korrik 2023.

Të këshilluara

Einxhel Shkira konfirmon rikthimin në ekran

Einxhel Shkira ka zbuluar se do të rikthehet së shpejti në ekran. Dikush i komentoi Einxhel, duke thënë: “Einxhel, do të të shohim sërish në “Big Brother”, s...

14:09

Emma Roberts zbulon projektin e ri me Kim K

Kim Kardashian dhe Emma Roberts do të bashkëpunojnë për një shfaqje të re. Të enjten, Roberts u shfaq në The Spotlight With Jessica Shaw të SiriusXM dhe dha ...

22:37

ide

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI