Flash

Hapi portalin gjobëvënës, vetëdorëzohet në polici ish-zyrtari i AMP, Kushtrim Selimi

Lapsi.al 28 June 2024
Hapi portalin gjobëvënës, vetëdorëzohet në polici

Vetëdorëzohet në policinë e Tiranës ish-zyrtari i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Kushtrim Selimi, i akuzuar për gjobëvënie ndaj zyrtarëve të lartë të policisë dhe biznesmenëve të ndryshëm. Selimi u paraqit mëngjesin e kësaj të premtes i shoqëruar nga avokati i tij ku pritet të merret në pyetje nga Krimi Kibernetik në lidhje me akuzat ndaj tij.

Më herët policia goditi portalin shqipnews.info, që menaxhohej nga Kushtrim Selimi, vartësja e tij Regina Omeri dhe gazetari Ervis Hasanaga. Në këtë portal shkruheshin artikuj denigrues dhe shpifje për zyrtarë të lartë të policisë.

Pas arrestimit, Omeri dhe Hasanaga dëshmuan se Selimi kishte inate dhe mllefe me personat për të cilët shkruante në portal. Hetuesit e Krimit Kibernetik kanë dyshime se lajmet i bënte për të vendosur gjoba ose për të përfituar poste drejtuese përmes shantazheve.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI