Flash

Sot seancë plenare/ Ligjvënësit pritet të diskutojnë rreth takimeve me zgjedhësit

Lapsi.al 24 June 2024
Sot seancë plenare/ Ligjvënësit pritet të diskutojnë

Sot do të zhvillohet seanca plenare e radhës në Kuvend e cila pritet të nisë në orën 14:00 dhe në rend të ditës janë diskutimet mbi problematikat e evidentuara nga ligjvënësit gjatë takimeve me zgjedhësit.

Java e kaluar ishte javë e gjelbër, të cilën deputetët e Kuvendit të Shqipërisë e kanë shfrytëzuar për t’u takuar me zgjedhësit në zonat e tyre.

Byroja e Kuvendit, në hartimin e rendit të ditës, ka caktuar që seanca e sotme të zgjasë 4 orë, ku 128 minuta të jenë në dispozicion të mazhorancës, 74 minuta do të jenë në dispozicion të deputetëve të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, 12 minuta kohë do të kenë respektivisht grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim” dhe “Drejtësi dhe Integrim”.

Ndërkohë Partia e Lirisë dhe Partia Socialdemokrate do të kenë në dispozicion nga 2 minuta dhe në fund deputetët jashtë grupeve parlamentare do të kenë në dispozicion nga 4 minuta kohë.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillim jave

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 99.7 lekë e do të shitet me 100.4 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 93 lekë dhe do shitet me 9...

08:29

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI