Flash

Aksident i rëndë në Francë, së paku 7 të vdekur

Lapsi.al 19 June 2024
Aksident i rëndë në Francë, së paku 7 të vdekur

Shtatë persona vdiqën dhe dy të tjerë u plagosën në një aksident rrugor në departamentin qendror të Francës Eure-et-Loir të martën në mbrëmje, sipas medias lokale Le Parisien.

Aksidenti me tre automjete të përfshira ka ndodhur pak para orës 19:00 në rrugën e departamentit 921.

Automjeti i parë, me pesë persona në brendësi të tij, është përplasur me një mjet tjetër që vinte në drejtim të kundërt, në të cilin ndodhej një çift. Më pas mjeti i parë është përplasur me një mjet të tretë, i cili po udhëtonte në drejtim të kundërt.

Si pasojë, vdiqën pesë personat në automjetin e parë dhe çifti që ndodhej në makinën e dytë. Dy persona në automjetin e tretë u plagosën dhe u dërguan në spitalin lokal. Trafiku u ndërpre në të dy drejtimet gjatë ndërhyrjes të autoriteteve.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI