Flash

Profesionet e lira/ Tabaku: Sistem i pandershëm, qeveria i fal taksat oligarkëve, takson çdo sipërmarrës të lirë

Lapsi.al 14 June 2024
Profesionet e lira/ Tabaku: Sistem i pandershëm, qeveria i fal taksat

Një ditë pas protestës përpara Gjykatës Kushtetuese nga profesionistët e lirë, deputetja e PD që ka dërguar në emër të grupit parlamentar padinë në Gjykatë Kushtetuese për Taksimin e Profesionistëve të Lirë ka reaguar në rrjetet sociale mbi pandershmërinë e taksimit të profeisonistëve të lirë.

Tabaku shkruan se një profesionist i lirë do të taksohet deri në 50% të të ardhurave të tyre ndërkohë që bizneset e oligarkisë që kanë përfituar hotele me 5 yje dhe kanë monopolizuar tregun dhe ekonoinë shteti u fal taksat.

Postimi:

Në 18 qershor Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë çështjen e dërguar nga Grupi Parlamentar i PD dhe së paku 4 grupe të tjera interesi; Taksimin e Profesioneve të Lira.

Një taksim i pandershëm që vendoset në xhepat e 30 mijë profesionistëve të lirë. ndërsa një biznes i madh taksohet me 15%.  Një profesionist i lirë që ka shpenzuar vite për t’u rritur profesionalisht dhe për të ofruar një shërbim taksohet me letra deri në 23%, por në realitet taksimi i tij shkon mes 30% deri në 50%.

Një hotel me 5 yje në mes të Tiranës, apo një rezort që ndërtohet në jug/veri paguan taksa të reduktuara, ndërsa shërbimet që ofron i ka me 5% TVSH. Një profesionist i lirë që punon çdo ditë për të siguruar një kontratë pune do t’i duhet të paguajë deri në 50% taksa.

Sistemi i pandershëm dhe i korruptuar fiskal që ka vendosur qeveria socialiste promovon pandershmërinë, ndërsa fal nga taksat një pakicë oligarkike që ka monopolizuar tregun ndërsa takson deri në 50% çdo sipërmarrës të lirë në fushën e profesioneve të lira.

Ky është një sistem i pandershëm dhe korruptuar që duhet rrëzuar sepse është antikushtetues! Prandaj në 18 qershor duhet të jemi duke pritur së bashku një vendim që duhet të na rikthejë në binarët e kushtetutës!

Të këshilluara

Aksident në Tiranë, humb jetën 76-vjeçari

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në rreth rrotullimin e Shkozës në Tiranë. 55-vjeçari me iniciale G. M., ka përplasur me makinë shtetasin V. S.,...

09:25

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI