Flash

Shqipëria në mesin e 4 vendeve me shpenzimet më të ulëta për pensionet në raport me PBB-në në Europë

Lapsi.al 13 June 2024
Shqipëria në mesin e 4 vendeve me shpenzimet më të

Plakja e popullsisë si në të gjithë Europën do të jetë sfidë për sistemin e pensioneve, por Shqipëria aktualisht ka shpenzimet më të ulëta në raport me PBB-në, së bashku me tre vende të tjera europiane.

Sipas të dhënave të Eurostat, shpenzimet mesatare në vendet e BE-së për pensionet ishin 12.9% të PBB-së më 2021, teksa vendet me shpenzimet më të ulëta ishin Irlanda me 4.5% të PBB-së, Turqia me 6%, Malta me 6.4% dhe Shqipëria me 6.8% të PBB-së.

Në krahun tjetër Greqia është vendi që kryeson Europën për shpenzimet e larta, me 16.4% të PBB-së saj në vitin 20221 e ndjekur nga Italia me 16.3%, Austria me 15%, Franca me 14.9%, Portugalia me 14.2% dhe Spanja me 13.9%. Siç vërehet nga grafiku i mëposhtëm, vendet që kanë popullsi të plakur kanë shpenzimet më të larta për pensionet në raport me PBB-në.

Në vitin 2021, pak më shumë se një e katërta e popullsisë së BE-së (27,2 %) mori të paktën një pension. Midis shteteve anëtare të BE-së, përqindja e popullsisë që merrte pension ishte më e larta në Sllovaki (33,2%) dhe ishte pak më poshtë se 33,0% në Luksemburg dhe Lituani. Në të kundërt, pjesa e popullsisë që ishte përfituese e të paktën një pensioni ishte nën 20,0% në Qipro (19,0%) dhe Maltë (19,2%).

Në vendin tonë, qëndrueshmëria financiare e skemave të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore vijon të jetë një sfidë serioze për financat e shtetit, sidomos në kontekstin e prirjeve jo të favorshme demografike dhe të lëvizjes së lirë të forcës punëtore. Shqipëria ka shpenzime të ulëta për pensione në raport me PBB-së pasi shkalla e mbledhjes së të ardhurave publike në Shqipëri është në nivele të ulëta krahasuar me të vendet e rajonit.

Shkalla e mbledhjes së të ardhurave publike në vend është më pak se 28% të PBB-së dhe mbetet relativisht e ulët në krahasim me atë të vendeve të rajonit, mesatarja e të cilave qëndron rreth nivelit 36% të PBB-së. Për këtë arsye pensionistet shqiptare në pjesën dërrmuese marrin pagesa shumë më të ulëta se kufiri i varfërisë në Shqipëri (6.7 USD në ditë.

Tranzicioni demografik po ndryshon me shpejtësi strukturën e popullsisë në favor të moshave të vjetra. Shumë shpejt, të moshuarit do të jenë gjenerata e së ardhmes, por mjedisi ekonomik dhe shoqëria nuk po krijojnë me të njëjtën shpejtësi kushtet për të përballuar pasojat e pleqërimit me dinjitet. Mosha e tretë, që shumë shpejt do të përbëjë 30% të popullsisë, jeton në varfëri dhe me mungesë perspektive për përmirësimin e kushteve financiare në të ardhmen.

Marre nga Monitor

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI