Flash

Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 38-vjeçari në Librazhd

Lapsi.al 13 June 2024
Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 38-vjeçari në Librazhd

Një 38-vjeçar është vë pranga ditën e sotme në Librazhd. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.

Më tej në njoftimin e policisë bëhet me dije se gruaja e dhunuar është pajisur me urdhër mbrojtjeje. Gjithashtu në pranga është vënë edjhe një tjetër 38-vjeçari pasi është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi:

Komisariati i Policisë Librazhd arrestoi në flagrancë shtetasin G. D., 38 vjeç, banues në Librazhd, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Sektori i Qarkullimit Rrugor: -arrestoi në flagrancë shtetasin D. D., 38 vjeç, banues në Librazhd, pasi në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur; -referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Xh., 18 vjeç, banues në Librazhd, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Librazhd-Stërblevë”, automjeti që drejtonte është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin D. Gj., 23 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. A., 32 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një përforcues grushti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI