Flash

Koalicioni i ish-kryeministrit bullgar prin në zgjedhje

Lapsi.al 10 June 2024
Koalicioni i ish-kryeministrit bullgar prin në zgjedhje

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve që u mbajtën në Bullgari të dielën, e nxjerrin në epërsi koalicionin konservator GERB-SDS, i kryesuar nga ish-kryeministri Bojko Borisov. Me 36.7 për qind të votave të numëruara, GERB-SDS ka 23.39 për qind.

E dyta është Lëvizja për të Drejta dhe Liri me 16.7 për qind. Kjo e fundit ka përfaqësuar tradicionalisht popullsinë turke dhe myslimane në Bullgari, por tani, për herë të parë, udhëhiqet nga një bullgar, Delyan Peevski, i cili është nën sanksionet e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, për shkak të korrupsionit.

Koalicioni reformist Ne Vazhdojmë Ndryshimin Demokratik të Bullgarisë - partneri i GERB-it në Qeverinë e koalicionit në largim - është i treti me 14.75 për qind. Borisov shprehu dyshime se ndonjë parti apo koalicion do të jetë në gjendje ta formojë qeverinë e re.

Ai tha se nuk duket e mundshme që partia e tij, GERB, të ketë vota të mjaftueshme për ta bërë këtë me ndonjë partner të sajin, e as opozita me aleatët e saj. Zgjedhjet e parakohshme në Bullgari - të gjashtat në tre vjet - u shkaktuan nga rënia e një qeverie të koalicionit në muajin mars.

Marrë nga REL

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI