Flash

Komisioni për TIMS-in/ Maratonë marrjeje në pyetje, Salianji: Zbuluam të dhëna befasuese

Lapsi.al 5 June 2024
Komisioni për TIMS-in/ Maratonë marrjeje në pyetje, Salianji:

Kryetari i Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS, Ervin Salianji, ka njoftuar me anë të një postimi në rrjetet sociale, se marrja në pyetje e dëshmitarëve ka përfunduar orët e para të mëngjesit të sotëm dhe për pasojë janë zbuluar të dhëna befasuese. Ai shtoi se pavarësisht përpjekjeve të mazhorancës për të bllokuar hetimin, ai do të shkojë drejt fundit.

“Në orën 3:26 të mëngjesit kemi përfunduar seancën e pyetjes. Do të jemi në dijeni për shumë çështje që janë diskutuar në këtë komision.

Kemi arritur të zbulojmë të dhëna befasuese në lidhje me hetimin parlamentar. Pavarësisht përpjekjeve të PS për të bllokuar hetimin po shkojmë drejt fundit.

Marrja në pyetje e ministrit Ballës u bë me dyer të mbyllura, pasi ministri i Brendshëm deklaroi se ka informacione të klasifikuara. Në mbledhje morën pjesë vetëm deputetët që kanë certifikata sigurie. Veç Ballës në pyetje u mor edhe kreu i Policisë Muhamet Rrumbullaku dhe ish-drejtori i IT së Policisë, Ervin Muça."

Kryetari i Komisionit Ervin Salianji kërkoi që dëshmia e Ballës të ishte me dyer të hapura për median, por kjo nuk u pranua nga mazhoranca, duke pohuar se ka sekrete hetimore.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI