Flash

Brad Pitt , i lënduar pas kërkesës së Shiloh

Lapsi.al 4 June 2024
Brad Pitt , i lënduar pas kërkesës së Shiloh

Një javë pasi vajza 18-vjeçare e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Shiloh, bëri kërkesë për të hequr "Pitt" nga mbiemri i saj, një burim i afërt me aktorin thotë për PEOPLE se babai i gjashtë fëmijëve është "i vetëdijshëm dhe i mërzitur" për ndryshimin.

“Ai është i vetëdijshëm dhe i mërzitur që Shiloh hoqi mbiemrin. Ai kurrë nuk ka ndjerë më shumë gëzim se kur ajo lindi. Ai gjithmonë donte një vajzë”, thotë burimi.

"Natyrisht nuk është e lehtë për Brad. Ai i do fëmijët e tij. Është shumë e trishtueshme," shton burimi i brendshëm.“I gjithë ky proces ka qenë shumë i vështirë për të gjithë familjen”.

Siç u konfirmua më parë për PEOPLE nga dikush i njohur me këtë çështje, dokumentet e Shiloh u depozituan të hënën, më 27 maj, që ishte edhe ditëlindja e saj e 18-të. Adoleshentja po kërkon një emër të ri ligjor, duke shpresuar të kalojë thjesht "Shiloh Jolie".

Jolie, 48, dhe Pitt, 60 vjeç, kanë gjashtë fëmijë: Maddox, 22, Zahara, 19, Shiloh, Pax, 20, dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 15.

Shiloh nuk është fëmija i vetëm i Jolie dhe Pitt që kërkon të heqë mbiemrin . Në muzikalin e ri The Outsiders, ku vajza e tyre Vivienne ndihmoi mamin Jolie të prodhonte, adoleshentja renditet si "Vivienne Jolie" në vend të "Vivienne Jolie-Pitt", konfirmon PEOPLE. Për momentin, nuk është e qartë nëse Vivienne ka ndryshuar ligjërisht emrin e saj.

Nëntorin e kaluar, ndërsa bashkohej me grupin Alpha Kappa Alpha në universitetin e saj, Spelman College, vajza e madhe e ish-çiftit Zahara u prezantua si "Zahara Marley Jolie", tregoi një video e shpërndarë nga Essence.

Të këshilluara

Lady Gaga shtatzënë për herë të parë?

Lady Gaga ka nxitur së dundmi aludimet se mund të jetë shtatzënë. Artist u shfaq në dasmën e së motrës, Natali Germanotta, e veshur me një fustan të zi dhe m...

15:13

Zbulohet projekti i ri filmik i Johnny Depp

Johnny Depp do të  vijë së shpejti me një projekt të ri filmik. Ai do të luajë Satanin në filmin e ardhshëm të regjisorit Terry Gilliam. Në një intervistë me...

22:52

Eminem përballet me kritika, shkak reperja

Eminem po përballet me kritika për këngën e tij të re, "Houdini", në të cilën ai i referohet të shtënave famëkeqe të korrikut 2020 që përfshinin Meghan Thee Sta...

17:03

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI