Flash

Përmbyset furgoni në aksin Librazhd-Përrenjas, shpëton mrekullisht shoferi

Lapsi.al 25 May 2024
Përmbyset furgoni në aksin Librazhd-Përrenjas, shpëton

Një aksident është regjistruar në aksin Librazhd-Përrenjas, pranë fshatit Qukës. Mësohet se një automjet tip furgon ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa nga përplasja është dëmtuar pjesërisht furgoni. Dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të motit të keq dhe lagështisë në rrugë.

Në furgon ishte duke udhëtuar vetëm shoferi. Ai ka arritur të dalë pa dëmtime serioze. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për lirimin e trafikut.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI