Flash

Hiti i Shakiras zgjidhet si kënga zyrtare për ‘Copa America’

Lapsi.al 15 May 2024
Hiti i Shakiras zgjidhet si kënga zyrtare për ‘Copa

Puntería’, nga Shakira, është zgjedhur si kënga zyrtare për turneun e futbollit Copa América, i cili do të mbahet nga 20 qershori deri më 14 korrik në Shtetet e Bashkuara me 16 ekipe nga Conmebol dhe CONCACAF.

“Është ngjarja më e rëndësishme e futbollit të vitit, sepse ne e dimë se kjo këngë do të jetë tingulli i verës për fansat në mbarë botën. Është fuqia e kulturës dhe muzikës sonë,” tha Shakira në një program të Univision.

Kënga, e cila ishte një nga hitet e mëdha të Shakirës në albumin ‘Las Mujeres Ya No Lloran’, përfaqëson rikthimin e saj me botën e futbollit pas ndarjes me Gerard Piqué.

Kjo është hera e tretë që Shakira sjell një këngë zyrtare për një kampionat të madh futbolli. Në vitin 2010, ‘Waka waka’ u vendos si kënga e Kupës së Botës në Afrikën e Jugut dhe në vitin 2014 ‘La la’  si kënga zyrtare e Kupës së Botës në Brazil.

Të këshilluara

Chris Hemsworth thyen rregullin e Met Gala?

Aktori Chris Hemsworth, ndërsa është paraqitur me partneren e tij në eventin më të rëndësishëm të modës, Met Gala 2024, ka thyer një rregull: Ka bërë selfie! ...

20:34

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI