Flash

Francë/ Makina del nga rruga dhe përfundon në rezervuar, humbin jetën 3 të rinj

Lapsi.al 13 May 2024
Francë/ Makina del nga rruga dhe përfundon në rezervuar, humbin

Një aksident me pasojë vdekjen raportohet të ketë ndodhur në Francë, ku kanë humbur jetën tre të rinj. Sipas raportimeve të mediave vendase ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Caumont-sur-Durance, pranë Avignon, dhe të rinjtë janë rreth moshës 19 deri në 21 vjeç.

Mësohet se këta të fundit po udhëtonin me një makinë, dhe shoferi i mjetit ka humbur kontrollin duke përfunduar në një rezervuar, dhe tre të rinjtë nuk kanë mundur të mbijetojnë. Kanë qënë familjarët ata që fillimisht kanë raportuar se kishin humbur kontaktet me fëmijët, dhe nga hetimet e policisë ka rezultuar se tre të rinjtë ishin përfshirë në aksidentin ku dhe humbën jetën. Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të këshilluara

Aksident në Itali, ndërron jetë shqiptari

Një 40-vjeçar shqiptar është aksidentuar për vdekje në Itali. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari humbi jetën tragjikisht të dielën në një aksident me motor,...

10:10

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI