Flash

Transportonte ilegalisht persona nga vendet e treta, arrestohet 30-vjeçari

Lapsi.al 11 May 2024
Transportonte ilegalisht persona nga vendet e treta, arrestohet

Policia ka vënë në pranga një 30-vjeçar pasi transportonte persona nga vendet e treta, të cilët ishin futur në vendin tonë në mënyrë ilegale. Kapja autorit u bë pas publikimit të rastit të tij në një emision investigativ.

'Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit K. Sh., 30 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas dyshohet se kundrejt shpërblimit monetar, iu kishte premtuar personave nga vendet e treta, të cilët janë futur ilegalisht në vendin tonë, transportimin nga Tirana në drejtim të veriut të Shqipërisë, me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare, me destinacion final vendet e BE-së.

Ndërkohë që në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7280 euro, 10 pasaporta të dyshuara të falsifikuara, karta sim, 2 USB, 6 karta krediti, mandate arkëtimi me shuma të ndryshme dhe 2 vula. Materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme', thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI