Flash

Djali dhunon nënën e moshuar, e kap për flokësh në mes të rrugës në Tiranë

Lapsi.al 9 May 2024
Djali dhunon nënën e moshuar, e kap për flokësh në mes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një shtetas ka dhunuar në mes të rrugës një të moshuar. Pamjet janë publikuar në faqen JOQ. Sipas asaj që dëshmitarët kanë raportuar për këtë media mësohet ngjarja ka ndodhur në zonën e Alliasit, Tiranë, ku e moshuara po dhunohet nga djali i saj.

Banorët thonë se ai sapo ka dalë nga burgu dhe dyshohet se vuan nga problemet e shëndetit mendor. Siç shihet dhe në pamje ai e kap prej flokësh të ëmën, teksa e shtyn më pas e i bërtet me të madhe.

Pas publikimit të pamjeve tronditëse Policia ka arrestuar 36-vjeçarin, i cili akuzohet për veprën penale "Dhuna në familje". I riu është vendosur në 'arrest shtëpie'.

Njoftimi:

Në lidhje me një video të publikuar ditën e sotme, në portalin "JOQ", në të cilën shfaqet një shtetas që dhunon nënën e tij, ju informojmë se:

Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të rastit, identifikuan dhe shoqëruan shtetasin G. K., 36 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht me masë sigurimi personal "Arrest në shtëpi", për veprën penale "Dhuna në familje".

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i tij për veprat penale "Dhuna në familje", dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit".

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon dhe fton mediat e qytetarët që të denoncojnë rastet e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të enjte

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 100.3 lekë dhe do të shitet me 101.3 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 93.3 lekë dhe do shitet...

08:24

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI