Flash

Parashikimi i motit për ditën e sotme: Vranësira dhe reshje shiu

Lapsi.al 9 May 2024
Parashikimi i motit për ditën e sotme: Vranësira dhe reshje shiu

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore priten edhe rrebeshe të izoluara. Herë pas here do të ketë intervale me kthjellime.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të vijojë më vranësira dhe shira në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore 6°C minimalja deri në 26°C vlera maksimale. Era do të fryjë kryesisht mesatare por herë pas here e fortë me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi permanent verior. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës përgjatë 24 orëshit do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta.  Më të theksuara reshjet paraqiten në zonat kufitare me Shqipërinë. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike. Vranësirat dhe shirat do të jenë dominante. Për sa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 22°C. Era do të fryjë mesatare paradite por deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Përgjatë ditës së enjte; republika e MV do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Kjo do të sjellë vranësira dhe reshje të dendura shiu. Më të theksuara reshjet do të jenë në zonat perëndimore dhe jugperëndimore. Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin shpeshtim të vranësirave dhe rrebesheve të shiut. Temperaturat e ajrit do të pësojnë renie gjatë orëve të mëngjesit, por ulen ndjeshëm edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 23°C. Ndërkohë parametri i erës do të paraqitet mesatare dhe herë pas here e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi permanent verior.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI