Flash

Kuvendi sot në seancë plenare, opozita interpelancë me ministrin Manja

Lapsi.al 9 May 2024
Kuvendi sot në seancë plenare, opozita interpelancë me ministrin

Kuvendi mblidhet sot në një seancë plenare të radhës ku pikë e parë e rendit të ditës është interpelanca me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, kërkuar nga një grup deputetësh të opozitës. Temë e interpelancës është Amnistia Penale, e cila hyri në fuqi pak javë më parë.

Po ashtu, gjatë seancës së sotme pritet të ratifikohen tre marrëveshje. Fillimisht marrëveshja e huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KFW Frankfurt am Main (KfW), për financimin e projektit “Transporti i gjelbër i Tiranës””.

Më pas do të votohet ratifikimi i marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin “Qytetarët, barazia, të drejtat dhe vlerat””.

Në fund është dhe ratifikimi i Konventës Lubjanë – Hagë për Bashkëpunimin Ndërkombëtar për Hetimin dhe Ndjekjen Penale të Krimit të Gjenocidit, Krimeve kundër Njerëzimit, Krimeve të Luftës dhe Krimeve të Tjera Ndërkombëtare”.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të enjte

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 100.3 lekë dhe do të shitet me 101.3 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 93.3 lekë dhe do shitet...

08:24

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI