Flash

Kultivuan parcela me drøgë, arrestohen dy persona në Krujë

Lapsi.al 9 May 2024
Kultivuan parcela me drøgë, arrestohen dy persona në Krujë

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për kultivim droge. Të arrestuarit kanë kultivuar bimë narkotike në dy parcela në pyllin e fshatit Mukje të Krujës.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, bazuar dhe në inteligjencën policore, ka finalizuar operacionin e koduar “Monitorimi”.

Si rezultat i tij u arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. S., 55 vjeç, dhe M. M., 23 vjeç, të dy banues në Mukje, Krujë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike në dy parcela në pyllin e fshatit Mukje, Krujë. Gjatë kontrollit në këto parcela, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 130 bimë të dyshuara narkotike cannabis.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Sh. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një krehër arme dhe municion luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të enjte

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 100.3 lekë dhe do të shitet me 101.3 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 93.3 lekë dhe do shitet...

08:24

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI