Flash

Bllokohet qarkullimi në autostradën "Tiranë-Elbasan"?/ Policia: Ka ngadalësim të lëvizjes për shkak të fluksit

Lapsi.al 4 May 2024
Bllokohet qarkullimi në autostradën "Tiranë-Elbasan"?/

Drejtoria e policisë në Elbasan ka reaguar pas lajmeve se në dalje të autostradës "Tiranë-Elbasan" është bllokuar lëvizja. Policia sqaron se nuk ka asnjë bllokim të automjeteve por ka ngadalësim të lëvizjes. Kjo sipas tyre vjen për shkak të fluksit të automjeteve që vijnë nga Tirana në drejtim të Elbasanit. Gjithashtu iu bëhet thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë durim, të qëndrojnë në radhë dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan

Në lidhje me një lajm të publikuar në media, sipas të cili në dalje të autostradës "Tiranë-Elbasan", është bllokuar lëvizja, ju informojmë se:

Nuk ka bllokim të qarkullimit të automjeteve, por ka ngadalësim të lëvizjes, për shkak të fluksit të automjeteve që vijnë nga Tirana në drejtim të Elbasanit.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor ndodhen në terren dhe vijojnë intensivisht punën për menaxhimin e qarkullimit të automjeteve.

Drejtuesit e automjeteve të tregojnë durim, të qëndrojnë në radhë dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara, duke u kthyer në burim për përfshirje në ngjarje rrugore apo për bllokim të lëvizjes në të dy kahet e rrugës.

Të këshilluara

Dan Hutra merret në pyetje nga SPAK

Dan Hutra, i njohur me nofkën vrasësi i grave, është paraqitur së fundi në Prokurorinë e Posaçme, pasi ka deklaruar se ka informacione për disa ngjarje kriminal...

12:28

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI