Flash

Shpërndanin drogë në zona të ndryshme të kryeqytetit, Gjykata e Tiranës lë në burg 20 të ndaluarit

Lapsi.al 4 May 2024
Shpërndanin drogë në zona të ndryshme të kryeqytetit,

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën "arrestit me burg" për 20 të ndaluarit, në kuadër të operacionit antidrogë "Tempulli 3" . Më 2 maj, policia e Tiranës ka zhvilluar operacionin antidrogë "Tempulli 3" ku u vunë në pranga 20 persona. Në total janë lëshuar 30 masa arresti me vendim gjykate ndërsa u ekzekutuan vetëm 20 prej tyre. Në kuadër të operacionit, policia ka sekuestruar 3.5 kg kanabis, 50 doza heroinë, 100 doza kanabis.

Ky operacion u zhvillua për të shkatërruar një grup të organizuar që merrej me shitjen e lëndëve narkotike kokainë, heroinë dhe kanabis me hetimet që kanë nisur që në muajin janar.

I përfshirë në këtë grup është dhe Enea Sulejmani, i arrestuar më 22 mars në Rrugën e Kavajës në tentativë për t'iu larguar agjentëve të Antidrogës, pasi tentoi t’i përplasë me makinë. Grupi i Sulejmanit ndihmohej nga efektivi Ervis Shkurta, i cili u arrestua nga AMP. Kreu i Transportit Ndërqytetës, Sulejmani u kap me 1 kg kokainë në makinë ndërsa me të ishin edhe dy të tjerë Igli Begaj, Shkëlqim Osteni, të cilën ndodhen në burg.

Të këshilluara

Dan Hutra merret në pyetje nga SPAK

Dan Hutra, i njohur me nofkën vrasësi i grave, është paraqitur së fundi në Prokurorinë e Posaçme, pasi ka deklaruar se ka informacione për disa ngjarje kriminal...

12:28

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI