Flash

Kundër zhvendosjes së tregut jashtë qytetit, tregtarët e Belshit dalin në mes të shiut në protestë

Lapsi.al 4 May 2024
Kundër zhvendosjes së tregut jashtë qytetit, tregtarët e

Kjo e shtunë i ka gjetur tregtarët të Belshit në rrugë në mes të shiut duke protestuar kundër zhvendosjes së tregut industrial 4 km larg nga qyteti. Tregtarët nuk janë ndalur në protestën e tyre ndërsa qëndrojnë në shi për të kërkuar të drejtat e tyre për të bindur bashkinë që të heqë dorë nga projekti që i shkatërron ata ekonomikisht dhe u vështirëson jetën.

Sipas tregtarëve zhvendosja e tregut larg qytetit do tu shkaktojë probleme pasi banorët do të duhet të shkojnë aq larg për të blerë gjë e cila mund tu ulë punën e tyre. Forca të Policisë kanë dalë për të mbajtur nën kontroll situatën dhe e kanë bllokuar rrugën me blloqe betoni për t'i penguar tregtarët.

Më 29 prill, refuzimi i kryebashkiakut, Arif Tafani për ti pritur në takim nxiti reagimin e dhjetëra tregtarëve të tregut industrial, të cilët hapën portën e jashtme të bashkisë për tu futur brenda institucionit.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI