Flash

Jep dorëheqjen kreu i AKEP

Gentian Sala ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), detyrë t&eu...

16:55

Itali, kapet shqiptari me 1 kg kokainë në makinë/ Si e kishte fshehur ai

Lapsi.al 4 May 2024
Itali, kapet shqiptari me 1 kg kokainë në makinë/ Si e kishte

Policia italiane ka vënë në pranga një shtetas shqiptar, i cili është kapur me 1 kg kokainë. Policia kryente kontrolle në zonën industriale të Cavriago, pas raportimeve të shumta për vjedhje nga makina dhe furgona të kryera në zonë javët e fundit.

Gjatë shërbimit, efektivët kanë parë një makinë, prania e së cilës ishte e dyshimtë, si për orarin e ditës, ashtu edhe për mënyrën e lëvizjes së saj. Në fakt shoferi po lëvizte ngadalë me ndalesa të shkurtra pranë makinave të tjera.

Oficerët urdhëruan që makina të ndalonte dhe shoferi ndaloi menjëherë, por më pas tentoi të largohej me shpejtësi. Ai nuk ia doli sepse një ekuipazh i dytë u ngjit pas tij dhe e bllokoi.

Policia gjeti në pjesën e përparme të pasagjerit një qese letre me një pako voluminoze në formë paralelepipedi, brenda së cilës kishte 1 kilogram kokainë. Në portofolin e burrit janë gjetur edhe 705 euro. Personi, me histori trafiku droge, u arrestua për posedim për qëllime trafiku ndërsa droga u sekuestrua.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI