Flash

Vodhën dy qytetarë dhe një pikë karburanti, arrestohen tre persona në Vlorë

Lapsi.al 22 April 2024
Vodhën dy qytetarë dhe një pikë karburanti, arrestohen tre

Tre persona janë arrestuar në Vlorë pasi kanë grabitur dy qytetarë dhe një pikë karburanti nën kërcënimin e një arme imituese.

Tre të rinjtë me një pistoletë lodër me silenciator i kanë grabitur një shumë parash dhe një aparat celular, dy kalimtarëve në mesnatë. Më pas me po të njëjtën armë ata kanë grabitur xhiron ditore të një karburanti.

Arrestimi i tyre është bërë në lagjen "10 Korriku". Në pranga ranë: shtetasi A. M., 20 vjeç, një 16-vjeçar dhe një 17-vjeçar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë imituese pistoletë me silenciator, një shumë parash, portofoli dhe aparati celular, të dyshuar të vjedhura, një mjet prerës (thikë), 2 maska mjekësore dhe automjeti tip “Audi” që autorët kanë përdorur për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI