Flash

Kate Middleton, anëtarja mbretërore më e pëlqyer

Lapsi.al 10 April 2024
Kate Middleton, anëtarja mbretërore më e pëlqyer

Kate Middleton ka kaluar bashkëshortin e saj Princin William si mbretëroren më të njohur në Mbretërinë e Bashkuar pas njoftimit të saj emocional për kancerin, tregon një sondazh i ri.

Në një klip të pararegjistruar të shpërndarë më 22 mars, Princesha e Uellsit zbuloi problemet e saj shëndetësore në botë, duke thënë se mjekët zbuluan kancerin e saj gjatë një operacioni të planifikuar abdominal në janar.

Sipas një sondazhi britanik të YouGov, Middleton, 42 vjeç, që atëherë është bërë anëtarja më e favorizuar e familjes mbretërore në vend midis shkurtit dhe prillit të këtij viti. Në shkurt, përpara se diagnoza e saj të bëhej e njohur për botën, Princi i Uellsit mbante një vlerësim prej 77% si mbretërori më i pëlqyer i Britanisë, me gruan e tij që e ndiqte nga afër në vendin e dytë me 74%. Por në fillim të prillit, vlerësimi i Kate u rrit në ditët pas njoftimit të saj për kancerin, duke rritur popullaritetin e saj në 76%, me William-in që ra në 73%.

Anne, Princesha Royal, pëlqehet nga 71% e popullsisë së Mbretërisë së Bashkuar, duke dëshmuar se sa e njohur është ajo. Në vendin e katërt është Mbreti Charles III, i cili edhe vetë aktualisht po lufton me kancerin. Gruaja e mbretit, Mbretëresha Camilla, pason me një vlerësim prej 50%./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Fedez thyen heshtjen për ndarjen nga Chiara

Fedez ka folur së fundmi për ndarjen nga Chiara Ferragni. Gjatë intervistës në “Belve” përballë Francesca Fagnani, ai tregoi se prej 3 vitesh kanë pasur vështir...

14:30

Camila Cabello imazhi i ri i Bacardí

Camila Cabello është fytyra e re globale e Bacardí, marka njoftoi të martën. Në reklamën, e cila është quajtur  "Do What Moves You" dhe me regji nga Nicolás ...

14:46

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI