Flash

Denoncimi i Vokshit: Në QSUT ikën dritat për 2 orë dhe ndërruan jetë 4 pacientë në intubim

Lapsi.al 8 April 2024
Denoncimi i Vokshit: Në QSUT ikën dritat për 2 orë dhe

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka bërë sot një denoncim të fortë ku bëri me dije se në QSUT si pasojë e ikjes së energjisë elektrike kanë humbur jetën 4 pacientë që ishin në intubim.

Këtë pyetje Vokshi ia ka drejtuar ministres së Shëndetësisë, Koçiu nga Komisioni i Shëndetësisë

“Ta bënim mbledhjen në Urgjencën QSUT-së ka rreth 2 muaj që nuk funksion. Ka rënë dy herë zjarr. Nuk funksionon asnjë aparaturë. Ende pacientët shkojnë nga një spital në një spital tjetër. Me votat shumicës e rrëzuat kërkesën time ta bënim seancën në QSUT. Sa mund të ndihmoni për zgjedhjen situatës. Meqë kishte dhe 2-3 deputetë që e miratuan si propozim do të doja të vijë sa më parë ministra dhe Drejtoresha, pasi para 3 ditësh një tender tjetër është dhënë për të vënë në funksionim të që është djegur dhe shkatërruar. Tenderi është 300 mijë euro. Po shkojnë paratë e Shqiptarëve në një gropë, po jepen para të tjera dhe askush nuk ka ardhur këtu në këtë komision se çfarë e shkaktoi zjarrin e parë. Ishte për shkak të vjedhjeve të 17 mln euro. Pse nuk flitet pse nuk tregojnë, cilat janë pajisjet që janë shkatërruar që janë djegur që nuk funksionojnë më .17 mln euro jo vetëm kosto, por prej dy muajsh nuk vite në funksionim godina.

Ngjarje e rëndë në QSUT. Sipas këtij informacioni nga një punonjës që punon në QSUT, aty kanë ikur dritat për më shumë se dy orë.

Sipas këtij punonjësi ka pasur 4 të sëmurë që kanë humbur jetën, gjatë periudhës që kanë ikur dritat, pasi kanë qenë të intubuar, nuk ka funksionuar linja backup. Nëse ky informacion është i vërtetë do të ishte një skandal shumë i madh. Një spital si QSUT a mund të rri pa drita. A është e vërtetë që të premten në mëngjes duke u gdhirë kanë ikur dritat. Pse s’ka punuar gjeneratori. Ku janë dërguar pacientët.”, -tha Vokshi

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI