Flash

Kërkesa e komisionit hetimor të 'TIMS' për të dëshmuar, Berisha mund të dal nga shtëpia

Lapsi.al 8 April 2024
Kërkesa e komisionit hetimor të 'TIMS' për të

Komisioni Hetimor Parlamentar për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi “TIMS” ka avancuar ndjeshëm dhe në mbledhjen e dytë të tij, e cila do të mbahet sot, pritet të miratoj planin paraprak të hetimeve.

Kryetari i komisionit, deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka thirrur mbledhjen e radhës këtë të hënë në orën 12.00. Në këtë mbledhje pritet të caktohen ekspertët që do të ndihmojnë punën e Komisionit Hetimor.

Ish-kryeministri, Sali Berisha është thirrur për të dëshmuar para këtij komisioni. Kryetari i komisionit të TIMS, Ervin Salianji ka rënë dakord me propozimet e PS duke vendosur në listën e dëshmitarëve që do të thirren para hetimorit edhe emrin e Sali Berishës, Lulzim Bashës e Gazment Bardhit.

Më herët komisioni ishte dakorduar për t’i dërguar ftesë kryeministrit Edi Rama, ministrit të Brendshëm Taulant Balla, paraardhësit të tij, Bledi Çuçi, drejtorit aktual të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe ish-drejtuesit Gledis Nano. Po ashtu, ftesat do t’u dërgohen edhe kreut aktual të SHISH, Vlora Hyseni dhe paraardhësit të saj, Oljan Kanushi.

Ish-kryeministrit i janë rrëzuar të gjitha kërkesat e tij për të marrë pjesë në seanca plenare, teksa hetimet SPAK vendosi t’i zgjasë me 3 vite. Megjithatë, për të marrë në pyetje Berishën, Komisioni Hetimor për TIMS duhet marrë miratimin nga Prokuroria e Posaçme, pasi Berisha që prej 30 dhjetorit ndodhet në arrest shtëpie dhe nën hetim për aferën e klubit partizani.

Gjithashtu, Komisionit Hetimor të TIMS do t’i drejtohen për të dhënë dëshmi edhe Lulzim Basha me Gazment Bardhin si persona që kanë dijeni për atë që mund të ketë ndodhur me rrjedhjen e të dhënave, pasi kanë qenë ata që kanë përcjellë denoncime përmes qëndrimeve të tyre publike. Hetimi konsiderohet i hapur dhe Komisioni i TIMS duhet të përfundojë veprimtarinë e tij brenda afatit të caktuar me vendim të Kuvendit 21 Korrik 2024.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI