Flash

Rama: Para 3 dekadash turistët duhet të kalonin nga berberi, nëse kishin mjekër apo flokë të gjata

Lapsi.al 8 April 2024
Rama: Para 3 dekadash turistët duhet të kalonin nga berberi, nëse

Ditën e sotme në Tiranë po mbahet takimi i 70-të i Komisionit për Europën i Organizatës Botërore të Turizmit, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama.

"Unë do t’ju them disa fjalë për këtë vend, që në këto vite jetë tonat, e kam fjalën për mua dhe Mirelën, ne kemi njohur periudhë të historisë në të cilën kemi qenë tërësisht të ndarë dhe të izoluar nga ju që keni nga Perëndimi, por edhe nga ju nga Lindja. Ju që vini nga Lindja mund ta kuptoni më mirë. Ajo që kemi kaluar është përtej imagjinatës.

Deri përpara 3 dekadash ne kemi pasur vetëm 5 mijë turistë dhe jo të zakonshëm, por marksist- leninist, që vinin nga partitë e majta në të gjithë botën. Ata kalonin doganën në aeroportin e Rinasit dhe menjëherë duhet të kalonin te berberi, nëse kishin mjekër apo flokë të gjatë sepse nuk lejoheshin. Mendoni sa i thellë ka qenë izolimi. Ndërkohë sot kemi një realitet ndryshe, me më shumë se 10 milion turistë vitin e kaluar dhe me shifra shumë të larta këtë vit.

Ju të gjithë e dini që ky nuk është vetëm suksese, por edhe sfidë e madhe, sepse ka shumë gjëra për të cilat në duhet të mendojmë dhe t’i zgjidhim nëse duam që Shqipëria të ecë përpara në mënyrë të qëndrueshme dhe nëse duam që Shqipëria të jetë një destinacion ku turizmi të jetë një vlerë e shtuar dhe një vend me anë të të cilit ne krijojmë hapësirën për të kremtuar humanitetin që ne kemi. Ne duhet të ruajmë natyrën dhe të ndërtojmë gjëra të ndërthurura me natyrën.", tha Rama.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI