Flash

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Hill: Flas vetem në emër të SHBA-së!

Lapsi.al 30 March 2024
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Hill: Flas vetem në

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill në një intervistë për mediat në Serbi ka komentuar çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës. Gjatë fjalës së tij Hill u shpreh se i nuk mund të flasë në emër të vendeve të QUINT-it vetëm në emër të qeverisë së tij.

Hill u shpreh se qeveria e tij ka qëndrim që Kosova duhet t’i plotësojë obligimet e saj nga marrëveshja e Brukselit. Ai më tej shtoi se në se Kosova nuk e bën këtë, kjo e komplikon interesimin e saj për t’u bërë pjesë e BE-së dhe organizatave tjera.

”Mund të flas vetëm në emër të Qeverisë sime sepse në QUINT ka shumë diskutime për këtë temë. Qëndrimi i Qeverisë sime është që Kosova duhet t’i plotësojë obligimet e saj nga marrëveshja e Brukselit, nëse nuk e bën këtë, kjo gjithësesi se e komplikon interesimin e saj për t’u bërë pjesë e BE’së dhe organizatave tjera. Mendoj se të gjithë mund të fokusohen në atë se çfarë duhet të bëhet që kërkesa, do të thosha historike, sipas marrëveshjes së Brukselit, të përmbushet, dhe mendoj se të gjithë mund t’i përkushtohen kësaj detyre”, tha Hill.

Ambasadori amerikan shtoi se procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE është i lidhur me Aneksin e Ohrit. Hill tha se marrëveshja e Ohrit vendos disa detyrime, kërkesa për të dyja palët, kështu ata duhet të shohin se si do të shkojë procesi.

”Sa i përket dëshirës së Kosovës dhe aplikimit të saj në Këshillin e Evropës, do të flitet shumë, do të ketë një debat të gjallë dhe në një farë mënyre e gjitha është e lidhur me Marrëveshjen e Ohrit. Marrëveshja e Ohrit vendos disa detyrime, kërkesa për të dyja palët, kështu që ne duhet të shohim se si do të shkojë, por sigurisht që ata duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, kjo është e qartë për të gjithë ne mendoj. Por ata duhet të kalojnë nëpër krejt procesin,” shtoi ai.

I pyetur rreth themelimit të Asociacionit, Hill ka thënë se është shumë i arsyeshëm dhe një zgjidhje për të gjithë. Ai më tej vijoj duke thënë se asociacioni do të ndihmonte në tejkalimin e shumë problemeve dhe vështirësive aktuale që ka komuniteti serb në Kosovë.

Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është shumë i arsyeshëm – një zgjidhje për të gjithë. Asociacioni do të ndihmonte në tejkalimin e shumë problemeve dhe vështirësive aktuale që ka komuniteti serb në Kosovë. Mendoj se Asociacioni është i nevojshëm edhe për të ardhmen e Serbisë, dhe për të ardhmen e Kosovës, kështu që besoj se do të ndodhë. Është një proces negociues që është i vështirë. Shumë lëvizje luajnë rol në këtë, por mendoj se ajo që është thelbësore, e kam thënë tashmë shumë herë, është se për komunitetin serb në Kosovë është e rëndësishme se cila do të jetë e ardhmja e tyre dhe cila do të jetë e ardhmja e fëmijëve të tyre. Mendoj se Asociacioni është mënyra më e mirë për ta arritur atë”, tha diplomati.

Të këshilluara

Pasiguria e kompanive të minierave

Pse kompanitë e minierave janë kaq dorështrënguara? Tranzicioni i energjisë kërkon sasi të mëdha metalesh. Por kompanitë minerare ngurrojnë të investojnë, shkr...

07:34

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI