Flash

Beleri dhe Goro në burg/ Tensione të forta në këshillin bashkiak të Himarës

Lapsi.al 29 March 2024
Beleri dhe Goro në burg/ Tensione të forta në këshillin

Teksa Fredi Beleri ndodhet pas hekurave, po ashtu edhe Jorgo Goro, është mbledhur sot Këshilli bashkiak i Himarës, për të vendosur se cili nga nënkryetarët, Pervin Gjikuria apo Blerina Bala do të drejtojë bashkinë Himarë deri në zgjedhjet e reja.

Por duket se kjo mbledhje nuk ka vijuar ashtu siç duhej. Banorë dhe mbështetës të Belerit pasi kanë hyrë në sallën e mbledhjes së Këshillit kanë kërkuar që të dalin jashtë perfekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo dhe socialisti Blendi Klosi.

“Ta marrin ta nxjerrin jashtë Tavon, nuk është i joni ai legeni. Merreni nxirreni jashtë”, dëgjohen teksa thonë banorët. Ndërkohë, në sherr dëgjohen se janë përfshirë dhe gra. “Nuk është kryetari ynë ai”, dëgjohen të tjerë. Pak ditë më parë Jorgo Goro, dha dorëheqje nga qelia e paraburgimit.

Këshilli i Himarës do të vendosë cili nënkryetar do të drejtojë. Kujtojmë se Këshilli i Bashkisë së Himarës përbëhet nga 21 anëtarë, 9 nga PS, 7 PD ndërsa 5 anëtarë të tjerë nga parti të vogla.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e premte

Këtë të premte, më 29 mars 2024, euro blihet me 102.7 lekë dhe shitet 103.6 lekë. Dollari amerikan blihet me 95 lekë dhe shitet me 96.9 lekë. Ndërkohë paundi...

08:05

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI