Flash

Itali/ 53-vjeçari ndez cigare gjatë terapisë me oksigjen dhe shkakton zjarr në spital, vdes pacienti

Lapsi.al 30 March 2024
Itali/ 53-vjeçari ndez cigare gjatë terapisë me oksigjen dhe

Një zjarr ka rënë brenda spitalit “Fratelli Parlapiano” në Ribera, në zonën e Agrigento-s, duke shkaktuar vdekjen e një pacienti. Shkak i ngjarjes është bërë një pacient romun 53-vjeç i cili ka ndezur një cigare pasi ka hequr maskën e oksigjenit, duke shkaktuar zjarrin.

Gjithashtu shkëndija ka bërë që aparatura të shpërthejë dhe të marrë flakë. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë për të shuar flakët dhe për të shpëtuar pacientët e tjerë.

Po ashtu të tjerët të shtruar në departamentin mjekësor u evakuuan dhe u transferuan në urgjencë. Zjarrfikësit arritën të shuanin flakët, por një pjesë e spitalit u shpall i papërdorshëm. Nuk raportohet për lëndime apo helmime të tjera.

Të këshilluara

Pasiguria e kompanive të minierave

Pse kompanitë e minierave janë kaq dorështrënguara? Tranzicioni i energjisë kërkon sasi të mëdha metalesh. Por kompanitë minerare ngurrojnë të investojnë, shkr...

07:34

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI