Flash

Nga 1 prilli Gjermania legalizon përdorimin e kanabisit

Lapsi.al 30 March 2024
Nga 1 prilli Gjermania legalizon përdorimin e kanabisit

Gjermania do të legalizojë pjesërisht kanabisin nga e hëna, duke zbatuar një premtim kryesor të qeverisë së koalicionit të kancelarit Olaf Scholz. Megjithatë, qasja ligjore në këtë substancë nuk është aq e thjeshtë. Nga 1 prilli, do të jetë e ligjshme mbajtja e deri në 25 gram kanabis të tharë për përdorim personal si dhe kultivimi i bimës në shtëpi, deri në tre bimë për të rritur dhe 50 gram kanabis të tharë.

Gjithashtu me një dozë mesatare të vlerësuar në 0,3 gram për cigare, 25 gram i lejon përdoruesit të marrë rreth 80 tymi, por ato nuk mund të pihen askund. Konsumimi i tyre është i ndaluar në një rreze prej 100 metrash rreth shkollave, kopshteve, këndeve të lojërave dhe objekteve sportive publike.

Po ashtu ndalohet plotësisht edhe në rrugët e këmbësorëve nga ora 7:00 deri në 20:00. Gjithashtu do të duhet të presësh disa muaj që të mund të merret legalisht kjo substancë përmes “klubeve të kanabisit”, shoqata me karakter jofitimprurës që do të mund të krijohen nga 1 korriku pas një procesi të ndërlikuar administrativ.

Ata do të vendosen në Gjermani nën përgjegjësinë e autoriteteve rajonale, ndërsa numri i anëtarëve të tyre do të jetë i kufizuar në 500. Klubet do të mund të shpërndajnë maksimumi 50 gramë në muaj për anëtar. Të rriturit nën moshën 21 vjeç do të kenë të drejtën e 30 gramë kanabis, përmbajtja e THC e të cilit, një nga molekulat kryesore psikoaktive, nuk duhet të kalojë 10%. Ndalohet pjesëmarrja në disa shoqata në të njëjtën kohë. Gjithashtu brenda këtyre “klubeve” nuk lejohen grumbullimet dhe pirja.

Të këshilluara

Pasiguria e kompanive të minierave

Pse kompanitë e minierave janë kaq dorështrënguara? Tranzicioni i energjisë kërkon sasi të mëdha metalesh. Por kompanitë minerare ngurrojnë të investojnë, shkr...

07:34

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI