Flash

Ndërkombëtarizohet sherri Leka-Elja. Ja ç'shkruajnë gazetat e huaja

Lapsi.al 7 March 2024
Ndërkombëtarizohet sherri Leka-Elja. Ja ç'shkruajnë

Eshtë ndërkombëtarizuar skandali në familjen mbretërore shqiptare. New York Post i ka kushtuar një artikull të gjatë sherrit fizik mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë ndërsa tabloidi britanik Daily Mail shkruan se 'princi i kurorës së Shqipërisë Leka pretendon se Princesha Elia dhe babai i saj, 73 vjeç, e sulmuan atë me ‘objekte të forta’, ndërsa video e treshes duke u përleshur u publikua në mediat sociale mes divorcit të çiftit.

Gazeta njujorkeze citon ish kengëtaren dhe aktoren të thotë: “Është një situatë shumë e vështirë për mua dhe familjen time, pasi nuk është e lehtë të kthehesh në shtëpi dhe të gjesh Lekën duke u përpjekur të dhunojë babanë tim 73-vjeçar”, tha ajo për median lokale.“Konflikti nuk ka të bëjë fare me mua, përveçse u përpoqa ta ndaloja. Unë jam duke ndjekur rrugën gjyqësore për gjithçka”. Ajo i bën një historik të gjatë marëdhënies së çiftit duke kujtuar se "Leka, kreu i familjes mbretërore shqiptare, u martua me aktoren dhe këngëtaren Elia në kryeqytetin e Tiranës në tetor 2016. Katër vjet pas lidhjes së martesës, çifti lindi vajzën e tyre, të cilën e emëruan me emrin e gjyshes së ndjerë të princit, Mbretëreshës Geraldinë. Princi i kurorës Leka II u bë trashëgimtari i kurorës shqiptare pas vdekjes së babait të tij, mbretit Leka I, në vitin 2011".

LEXO ME TEJ:

(Historia e plotë) Leka dhe Elja, fundi i palumtur i një përralle me princeshë

Ndërsa e përditshmja bulevardeske britanike sqarron rrethanat si doli videoja: "Videot janë dorëzuar vetëm në komisariat nga Princi Leka ll Zogu, si provë materiale për dhunën e ushtruar ndaj tij. Por pavarësisht se janë konsideruar sekret, këto materiale së bashku me deklaratën kanë qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale dhe në media duke transmetuar imazhe të pakëndshme dhe me përmbajtje të dhunshme. Pallati Mbretëror shpreh thellësisht zhgënjimin me institucionet e zbatimit të ligjit që ne dyshojmë se kanë shkelur të drejtën e anonimitetit duke shpërndarë video të palëve të treta. Oborri Mbretëror kërkon edhe ndërhyrjen e policisë dhe institucioneve përkatëse për fshirjen e këtyre imazheve nga rrjetet sociale dhe mediat. MailOnline ka kontaktuar oborrin mbretëror shqiptar për koment. Kjo vjen pasi ish-çifti, i cili u martua në vitin 2016, deklaroi ndarjen e tyre përmes një deklarate zyrtare të shpërndarë në Instagram".

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

Fejohen Chris Martin dhe Dakota Johnson

Vokalisti kryesor i Coldplay, Chris Martin është fejuar pak kohë më parë me Dakota Johnson, sipas Mirror. “Ata kanë qenë të dashuruar me njëri-tjetrin që nga...

14:49

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI