Flash

Tish Cyrus përballet me kritika: U martove me ish-partnerin e vajzës

Lapsi.al 5 March 2024
Tish Cyrus përballet me kritika: U martove me ish-partnerin e vajzës

Tish Cyrus është përballur me kritika së fundmi rreth lidhjes së saj me aktorin e Prison Break, Dominic Purcel.

Thuhet se 56-vjeçarja është martuar me ish partnerin e vajzës së saj, Noah. Tish doli publikisht me romancën e saj me Purcel në nëntor 2022, dhe vetëm disa javë më vonë, Dominc i propozoi - me ndihmën e , Miley Cyrus.

Çifti zbuloi lajmin e fejesës së tyre vetëm në prill të vitit të kaluar, dhe në gusht, ata u martuan në një ceremoni intime në oborrin e shtëpisë së Miley-t në Malibu. Por tani kanë qarkulluar thashetheme për marrëdhënien e Noah me Dominic.

Ajo nuk ishte në dasmën e nënës së saj dhe tani një burim i tha US Weekly se arsyeja ishte sepse Noah thuhet se ka qenë në një lidhje me aktorin përpara se nëna e saj të fillonte të dilte me të.

Gjatë një interviste në podcastin Call Her Daddy në fillim të këtij muaji Tish zbuloi se ajo filloi romancën  me Dominic pasi u nda me Billy Ray Cyrus dhe i dërgoi atij një DM në Instagram.

Megjithatë, një burim pretendon se Noah "po shihte Dominic kur Tish filloi ta ndiqte", dhe nëna e pesë fëmijëve "ishte në dijeni" për marrëdhënien e vajzës së saj me aktorin. Burimi vazhdoi të pretendonte se Miley kishte siguri jashtë shtëpisë së saj në Malibu kur ceremonia e martesës së nënës së saj po zhvillohej në një përpjekje për të mbajtur jashtë Noah.

Tish dhe Noah ende nuk kanë komentuar mbi dramën e supozuar familjare, dhe burimi i brendshëm pretendoi se Noah ishte "shumë e shqetësuar për faktin se Tish "i vodhi" Dominic"./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI