Flash

Kim Kardashian reagon pas deklaratës së Kanye West

Lapsi.al 1 March 2024
Kim Kardashian reagon pas deklaratës së Kanye West

Kim Kardashian dëshiron që Kanye West t’i mbajë jashtë rrjeteve sociale problemet që ka, pasi ai hyri në Instagram dhe iu lut që t’i hiqte fëmijët e tyre nga një shkollë  për të famshëm.

Një burim i afërt me situatën tregon për Page Six se themeluesja eSkims i regjistroi fëmijët e tyre – North, 10, Saint, 8, Chicago, 6 dhe Psalm, 4 – në shkollën private Sierra Canyon në Los Angeles sepse është një “shkollë fantastike  dhe fëmijët e tyre kanë nevojë për "konsistencë" midis miqve, mësuesve dhe komunitetit të tyre.

"Kim nuk i ka mbajtur kurrë fëmijët  larg nga babai i tyre," thotë burimi i brendshëm, duke shtuar se reperi "Donda" dhe mund të kalojë muaj pa i parë fëmijët e tij.

Për shkak të stilit të jetesës nomade,  burimi shton se fëmijët duhet të tërhiqen nga shkolla dhe të udhëtojnë me avion për të qenë me babanë e tyre kudo që ai të jetë jashtë shtetit.

Sa i përket arsimimit të fëmijëve, burimi tregon se fituesi i Grammy beson se fëmijët duhet të vendosen me "mësues të paakredituar" në "shkollën e tij Donda, e cila po përballet me padi"./Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Rita Ora flet për luftën kundër ankthit

Rita Ora, ka dhënë një interviste në podcasting “Brave New World” ku ka folur për luftën e saj me ankthin. Artistja  tha se kjo ka qenë një luftë e vazhduesh...

18:11

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI