Flash

Emily Blunt flet për vazhdimin e “The Devil Wears Prada”

Lapsi.al 8 February 2024
Emily Blunt flet për vazhdimin e “The Devil Wears Prada”

Emily Blunt dhe pjesa tjetër e kastit të The Devil Wears Prada është gati për të mbyllur kapitullin.

Gjatë një interviste për podcastin Happy Sad Confused në The 92nd Street Y, Nju Jork, Emily  tha se "kurrë" nuk ka pasur një diskutim në lidhje me krijimin e një vazhdimësie të filmit hit të 2006-ës.

E nominuara për Oscar i tha prezantuesit Josh Horowitz se kasti është "i mirë" pa bërë një vazhdim.

"Ndonjëherë gjërat duhet të ruhen dhe të qëndrojnë ashtu sic janë," shpjegoi ajo.

“A nuk tha Meryl [Streep] diçka qesharake për këtë? Ata e pyetën për të, 'A do të bënte ndonjëherë një vazhdim?' dhe ajo tha me shaka, 'Po, nëse nuk duhet të humbas peshë', kujtoi aktorja.

Në The Devil Wears Prada  Anne Hathaway luan rolin e Andy e cila merr një punë në revistën e modës Runway duke punuar së bashku me personazhin e Blunt, Emily.

Të dyja punojnë së bashku për kryeredaktoren Miranda Priestly, luajtur nga Streep, e cila fitoi një nominim për Oscar për rolin.

Edhe pse Blunt tregoi se ku qëndron aktualisht kasti në një vazhdim, ajo ka shprehur emocione të përziera për idenë në të kaluarën.

Në vitin 2018 ajo i tha PEOPLE se nuk mendonte se një film i dytë ishte i mundshëm në atë kohë, por shtoi: "Nëse të gjithë do ta bënin , unë do të isha gati për të".

“Por deri diku shpresoj që mos të ndodh  sepse mendoj se ndonjëherë vazhdimi zbeh origjinalin ”, u shpreh aktorja./Lapsi.al

Të këshilluara

Shitet piktura e krijuar nga The Beatles

Një pikturë e krijuar nga The Beatles, e quajtur “Imazhi i një gruaje” u shit për 1.7 milionë dollarë te një fanse e grupit. Piktura u shit në eventin e përvits...

18:31

Kevin Space zgjidh padinë me "House of Cards"

Kevin Spacey ka pranuar të paguajë 1 milion dollarë në një marrëveshje për të mbyllur një proces gjyqësor të ngritur kundër tij nga kompania që qëndron pas shfa...

15:49

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI