Flash

Shitet piktura e krijuar nga The Beatles

Lapsi.al 7 February 2024
Shitet piktura e krijuar nga The Beatles

Një pikturë e krijuar nga The Beatles, e quajtur “Imazhi i një gruaje” u shit për 1.7 milionë dollarë te një fanse e grupit. Piktura u shit në eventin e përvitshëm Christie’s në New York, ndërsa lajmi u bë i ditur nga "The Art Newspaper".

Piktura ishte punuar në 1966-ën kur grupi ishte me tur në Japoni. Teksa qëndronin të izoluar për çështje sigurie në suitën presidenciale të “Tokyo Hilton”, mes shumë dhuratash nga fansat, u erdhi edhe një set materialesh artistike.

Fotografi i turit, ka arritur të bëjë një foto të momentit kur ata u ulën për të pikturuar. “ Secili kishte një cep të pikturës dhe në mes qëndronte një llampë që bënte dritë. Secili nga artistët po punonte me drejtim nga qendra e letrës. U deshën dy netë për ta që ta mbaronin. Sapo përfundonin me performancat në koncerte, ata vraponin për te piktura. Nuk i kam parë kurrë aq të lumtur dhe të qetë”, ka rrëfyer në një ese fotografi i tyre Robert Whitaker.

Imazhi i një gruaje u ble fillimisht nga Tetsusaburo Shimoyama, një ekzekutiv i industrisë së argëtimit, i cili atëherë ishte kryetar i klubit të fansave të Beatles të Tokios. Më pas, në vitin 1989, piktura u ble nga Takao Nishino, një pronar dyqani, i cili e nxori veprën në ankand në New York në vitin 2012 dhe u ble nga Tracks Ltd UK, një tregtar i relikeve të Beatles./Lapsi.al

Të këshilluara

Kevin Space zgjidh padinë me "House of Cards"

Kevin Spacey ka pranuar të paguajë 1 milion dollarë në një marrëveshje për të mbyllur një proces gjyqësor të ngritur kundër tij nga kompania që qëndron pas shfa...

15:49

Taylor Swift kërcënon me padi studentin

Avokatët e Taylor Swift po kërcënojnë me veprime ligjore kundër një studenti i cili ka kaluar vite duke gjurmuar avionin e saj privat dhe duke dokumentuar flutu...

14:40

Drake reagon pas publikimit të videos +18

Drake u bë një temë në trend në X pasi një video e supozuar e papërshtatshme e tij u zbulua në internet. Megjithatë, 37-vjeçari me sa duket nuk e kishte prob...

14:35

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI