Flash

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Etna "zgjohet" sërish

Një çarje e re është krijuar në shpatin e vullkanit Etna të Italisë. Siç raportoi observatori lokal i Institutit Ko...

21:55

Drake refuzon të këndojë bashkëpunimin me Rihanna

Lapsi.al 7 February 2024
Drake refuzon të këndojë bashkëpunimin me Rihanna

Drake tronditi së fundmi fansat në Tampa, Florida, pasi ai refuzoi plotësisht të performonte duetin me Rihanna, "Work" në skenë.

Në vend të kësaj, ai i tha audiencës: "Unë nuk e këndoj më këtë këngë. Mund ta këndoni për mua".

Drake dhe Rihanna, kanë një histori të gjatë partneritetesh muzikore, duke krijuar këngë si "What's My Name?" dhe "Take Care". Megjithatë, pavarësisht deklaratave publike të admirimit të Drake për Rihannën, duke përfshirë një rrëfim dashurie në MTV VMA 2016, marrëdhënia e tyre mbeti platonike.

Por, thashethemet për ndjenjat dhe tensionin e pazgjidhur mes të dyve u rishfaqën me këngën e Drake të vitit 2023 "Fear of Heights", ku disa spekuluan se ai sulmoi Rihanna.

Tani, me lëvizjen e fundit të Drake në turne, fansat po  komentojnë për qëllimet e tij. Ndërsa disa besojnë se është një përpjekje e vogël për të rindezur flakët e vjetra, të tjerë vënë në dyshim kohën dhe qëllimin e mbajtjes së këngës në setlist nëse ai nuk kishte ndërmend ta performonte.

"Drake është një personazh kaq interesant, por pse e shtoi atë në listën e parë", shkroi një përdorues në X, ndërsa dikush tjetër pohoi, "Ai lehtë mund ta hiqte këngën."

Një përdorues tjetër pyeti veten: "Askush nuk pyeti. Pse do ta kishte në listë nëse nuk do ta performonte?" "Rihanna është e martuar lumturisht me dy fëmijë dhe ai ende po sillet si fëmijët e shkollës së mesme?" deklaroi ai./Lapsi.al

Të këshilluara

Kevin Space zgjidh padinë me "House of Cards"

Kevin Spacey ka pranuar të paguajë 1 milion dollarë në një marrëveshje për të mbyllur një proces gjyqësor të ngritur kundër tij nga kompania që qëndron pas shfa...

15:49

Taylor Swift kërcënon me padi studentin

Avokatët e Taylor Swift po kërcënojnë me veprime ligjore kundër një studenti i cili ka kaluar vite duke gjurmuar avionin e saj privat dhe duke dokumentuar flutu...

14:40

Drake reagon pas publikimit të videos +18

Drake u bë një temë në trend në X pasi një video e supozuar e papërshtatshme e tij u zbulua në internet. Megjithatë, 37-vjeçari me sa duket nuk e kishte prob...

14:35

Killer Mike reagon pas arrestimit në Grammy

Killer Mike ka reaguar pasi u prangos dhe u mor në pyetje nga policia në Grammy 2024. Incidenti ndodhi pasi reperi i Atlantës fitoi këngën më të mirë rap dhe...

14:38

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI