Flash

Princ William shfaqet në publik pas diagnozës së Mbretit Charles

Lapsi.al 8 February 2024
Princ William shfaqet në publik pas diagnozës së Mbretit Charles

Pas njoftimit të mbretit Charles III për diagnozën e kancerit, Princi William është rikthyer në detyrë.

Djali i monarkut dhe trashëgimtari i fronit u shfaq në kështjellën Windsor të mërkurën, ku ai mori pjesë në një ceremoni investimi.

Në mesin e të ftuarve të shquar ishte ylli i futbollit në pension Ellen White, i cili u nderua si Anëtar i Urdhrit të Perandorisë Britanike nga William.

“Duke nderuar njerëz të mrekullueshëm që bëjnë gjëra të jashtëzakonshme në komunitetet tona”, lexohej në një postim në llogarinë zyrtare në Instagram të tij dhe Kate Middleton duke iu referuar rastit të veçantë.

Paraqitja e babait të tre fëmijëve vjen dy ditë pasi Pallati Buckingham njoftoi se Mbreti Charles është diagnostikuar me kancer dhe ka filluar trajtimin duke shtyrë "detyrat ".  Megjithatë, lloji dhe faza e kancerit që ai ka nuk është bërë e ditur.

“Ai mbetet plotësisht pozitiv në lidhje me trajtimin e tij dhe pret që të kthehet në detyrën e plotë publike sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në deklaratën e pallatit.

"Madhështia e tij ka zgjedhur të ndajë diagnozën e tij për të parandaluar spekulimet dhe me shpresën se mund të ndihmojë në mirëkuptimin publik për të gjithë ata në mbarë botën që janë të prekur nga kanceri."/Lapsi.al

Të këshilluara

Shitet piktura e krijuar nga The Beatles

Një pikturë e krijuar nga The Beatles, e quajtur “Imazhi i një gruaje” u shit për 1.7 milionë dollarë te një fanse e grupit. Piktura u shit në eventin e përvits...

18:31

Kevin Space zgjidh padinë me "House of Cards"

Kevin Spacey ka pranuar të paguajë 1 milion dollarë në një marrëveshje për të mbyllur një proces gjyqësor të ngritur kundër tij nga kompania që qëndron pas shfa...

15:49

Taylor Swift kërcënon me padi studentin

Avokatët e Taylor Swift po kërcënojnë me veprime ligjore kundër një studenti i cili ka kaluar vite duke gjurmuar avionin e saj privat dhe duke dokumentuar flutu...

14:40

Drake reagon pas publikimit të videos +18

Drake u bë një temë në trend në X pasi një video e supozuar e papërshtatshme e tij u zbulua në internet. Megjithatë, 37-vjeçari me sa duket nuk e kishte prob...

14:35

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI