Flash

Lizzo kërkon rrëzimin e padisë nga ish kërcimtaret

Lapsi.al 28 September 2023
Lizzo kërkon rrëzimin e padisë nga ish kërcimtaret

Lizzo ka kërkuar nga Gjykata e Lartë e Los Anxhelosit të rrëzojë paditë për ngacmim që ish-punonjëset ngritën kundër saj.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Lizzo mohon "çdo akuzë" të bërë kundër saj, duke përmendur si një nga mbrojtjet e saj se ish-balerinët e saj janë "guilty of unclean hands", që është një term ligjor që akuzon paditësin për pjesëmarrje në çdo gjë joetike”.

Në gusht, kërcimtaret Arianna Davis, Crystal Williams dhe Noelle Rodriguez paditën këngëtaren e "Truth Hurts", kompaninë e saj të prodhimit, Big Grrrl Touring, Inc. dhe koreografen Shirlene Quigley për ngacmim se*sual dhe fetar, një mjedis pune armiqësor, diskriminim dhe të tjera pretendime.

Ndër akuzat ishte pretendimi se Lizzo "i bëri presion" stafit të saj për të marrë pjesë në shfaqjet e se*sit, në të cilat anëtarët e kastit inkurajoheshin të "preknin me radhë interpretueset nudo”, sipas ankesës origjinale.

Një ish-punonjëse e katërt, Asha Daniels, më pas ngriti padinë e saj në fillim të këtij muaji. Ajo pretendoi se ishte abuezuar verbalisht dhe fizikisht nga menaxherja e saj, Amanda Nomura, kur punonte si stiliste për Lizzo, duke e akuzuar këtë të fundit për nxitjen e një mjedisi toksik pune.

Megjithatë, Lizzo pretendon në përgjigjen e saj se të gjithë paditësit " pranuan dhe miratuan aktet" e përmendura në padi. Lizzo gjithashtu argumenton se në mbrojtjen e saj nuk ka asnjë provë që kërcimtaret pësuan dëmtime si pasojë e sjelljes së saj./Lapsi.al

Të këshilluara

Gwen Stefani rikujton ndarjen nga muzikanti

"Jeta e Gwen Stefaniu shkatërrua" gjatë divorcit të saj nga Gavin Rossdale në 2016. Këngëtarja e “No Doubt” rikujtoi ndarjen “e tmerrshme” në një intervistë ...

14:52

Zbulohet gjendja shëndetësore eSophie Loren

Sophia Loren është duke u rikuperuar  pas operacionit. Aktorja fituese e çmimit Oscar u rrëzua në banjën e shtëpisë së saj në Gjenevë, Zvicër duke pësuar dis...

14:31

Golden Globes shton dy kategori të reja

Golden Globes njoftoi shtimin e dy kategorive të reja: arritjet kinematografike dhe arkeologjike në filma dhe humoristi më i mirë në televizion. Do të ketë t...

14:24

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI