Flash

Arsyeja pse Joe Jona kërkoi ndarjen nga Sophie Turner

Lapsi.al 28 September 2023
Arsyeja pse Joe Jona kërkoi ndarjen nga Sophie Turner

Joe Jonas dyshohet se e kapi Sophie Turner duke  folur keq për të në kamerën e tyre Ring përpara ndarjes.

"Nuk ishte asgjë më shumë se kaq," tha një burim i brendshëm për US Weekly të mërkurën. "Por kjo i dha fund gjithckaje."

Burime të shumta i thanë më parë TMZ se këngëtari kishte parë gruan e tij duke thënë ose duke bërë diçka që e bëri të kuptonte se martesa e tyre kishte marrë fund. Detajet e asaj që aktorja e "Game of Thrones" tha në të vërtetë nuk dihen, por mjaftoi që Jonas të dorëzonte kërkesën për divorc në fillim të shtatorit pas katër vitesh martesë.

TMZ më pas raportoi se të dy kishin përjetuar disa probleme për disa kohë dhe Jonas ishte kujdesur për dy vajzat e tyre "gati gjatë gjithë kohës".

Pavarësisht raportimeve, artisti u përpoq të luftonte thashethemet duke postuar një foto në Instagram ku dukej unaza e tij e martesës. Megjithatë lajmi u bë publik pas Sophie" paditi ish-in e saj se ai po refuzonte të dorëzonte pasaportat e fëmijëve në mënyrë që t'i pengonte ata të largoheshin nga SHBA-ja.

Tani për tani, ish çifti kanë rënë dakord që fëmijët e tyre do të qëndrojnë në Nju Jork ndërsa po punojnë për divorcin e tyre./Lapsi.al

Të këshilluara

Ilda largohet nga " Love Island"

Ilda vendosi ditën e djeshme të largohej përfundimisht nga vila e dashurisë. "Unë sot largohem nga vila me vullnetin tim të lirë, për arsyet e mia personale....

10:25

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI