Flash

Jessica Chastain mbështet Sophie Turner mes divorcit nga Jonas

Lapsi.al 24 September 2023
Jessica Chastain mbështet Sophie Turner mes divorcit nga Jonas

Jessica Chastain ka mbështetur publikisht Sophie Turner mes divorcit dhe betejës së kujdestarisë me Joe Jonas.

Të premten, Chastain ripostoi një postim në Twitter nga autorja feministe Roxane Gay që thonte: Të refuzosh të japësh pasaportat e fëmijëve për t'i mbajtur ata larg nga nëna e tyre? Bruh,” Në një postim të dytë ajo shtoi, “Këta nuk janë njerëz që unë i njoh apo i ndjek. Thjesht lexova ‘lajmet’. Joe e ka trajtuar kaq keq situatën saqë tani po i kushtoj vëmendje.”

Jonas paraqiti kërkesë për divorc nga Turner në fillim të këtij muaji, duke pretenduar se martesa e tyre katërvjeçare ishte "shkatërruar  në mënyrë të pakthyeshme".

Së fundmi Turner e paditi atë për kthimin e vajzave të tyre në vendin e saj në Angli. Ajo po kërkon të sigurojë "kthimin e menjëhershëm të fëmijëve". Në dosjen e saj, aktorja pretendoi se ajo dhe Jonas kishin rënë dakord gjatë Krishtlindjeve 2022 që ata të lëviznin. Dyshja ra dakord dhe e e gjithë familja u zhvendos zyrtarisht nga Miami në Angli në prill dhe ajo filloi xhirimet e mini-serialit "Joan" në fillim të verës. Jonas, nga ana e tij, filloi turneun në SHBA me vëllezërit e tij në gusht.

Sipas Sophie, dyshja ranë dakord që fëmijët e tyre të udhëtonin me të, sepse ai kishte më shumë kohë të lirë për të kaluar me to. Megjithatë, ajo e quajti atë një "marrëveshje të përkohshme". Turner shtoi se tani artisti  po refuzon të japë miratimin për zhvendosjen e vajzave të tyre në Mbretërinë e Bashkuar dhe po u mban pasaportat, gjë që e ka konfirmuar edhe avokati i tij./Lapsi.al

Të këshilluara

Një hyrje e re në jetën e DiCaprio

Leonardo DiCaprio ka një 'hyrje' të re në jetën e tij – dhe këtë herë gjërat po bëhen serioze. "Page Six" shkruan se 48-vjeçari është zyrtarisht në lidhje me mo...

10:03

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI