Flash

Sophie Turner: Zbulova ndarjen nga Joe përmes mediave

Lapsi.al 22 September 2023
Sophie Turner: Zbulova ndarjen nga Joe përmes mediave

Sophie Turner zbuloi së fundmi në padi se mësoi për kërkesën e divorcit të Joe Jonas përmes mediave.

Aktorja vuri në dukje se e gjithë situata ndodhi "shumë papritur pas "një grindjeje" në ditëlindjen e 34-të të Jonas më 15 gusht. Më pas ai paraqiti kërkesën për divorc gati tre javë më vonë më 5 shtator në Miami. Në dosje thuhej se “martesa mes palëve është shkatërruar në mënyrë të pakthyeshme”.

Në padi, ajo kërkoi gjithashtu që dy fëmijët e saj  të ktheheshin në Angli. Ankesa kundër Jonas kërkon kthimin e fëmijëve në Angli, me ekipin ligjor të Turner që ka treguar se artisti ka në posedim pasaportat e fëmijëve dhe refuzon t'i kthejë.."

Por, të enjten, një përfaqësues i Jonas ndau një deklaratë për PEOPLE duke mohuar akuzat. “Pas bisedave të shumta me Sophie, Joe filloi procedurat e divorcit në Florida, pasi Florida është juridiksioni i duhur për këtë çështje. Sophie ishte e vetëdijshme se Joe do të kërkonte divorc{, u shpreh përfaqësuesi.

Deklarata pohoi gjithashtu se muzikanti "po kërkon që të bashkëpunojnë së bashku që  fëmijët të rriten si nga nëna ashtu edhe nga babai i tyre dhe, natyrisht që fëmijët të jetojnë si në SHBA ashtu edhe në MB. “Kjo është një mosmarrëveshje e pafat ligjore për një martesë që fatkeqësisht po përfundon. ... Fëmijët nuk u rrëmbyen. Pasi ishin nën kujdesin e Joe për tre muajt e fundit me marrëveshje të të dyja palëve, fëmijët janë aktualisht me nënën e tyre"./Lapsi.al

Të këshilluara

Shakira flet për Pique: Ishte prioriteti im

Shakira ka folur sërish për ndarjen nga Gerard Pique gjatë një interviste me Billboard të botuar të enjten. “Prioriteti im ishte shtëpia ime, familja ime. Un...

14:39

Rikthehet "Crossroads"

Filmi i  Britney Spears, Crossroads, do të dalë sërish në kinema, 21 vjet pas publikimit të tij fillestar. Më 23 tetor dhe 25 tetor, fansat e Spears do të mu...

13:51

Sërish akuza ndaj Lizzo-s

Lizzo është paditur sërish për një mjedis pune toksik. Padia vjen më pak se dy muaj pasi tre kërcimtare paditën fituesen e Grammy-t për ngacmim seksual Në pa...

13:27

CEO i Adidas i del në mbrojtje Kanye West

“Hebrenjtë kontrollojnë financat botërore dhe mediat” dhe “kanë shpikur cancel culture”- kjo ishte deklarata e Kanye West që “zemëroi” Adidas dhe solli prishjen...

12:29

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI