Flash

Katy Perry shet katalogun e saj muzikor

Lapsi.al 18 September 2023
Katy Perry shet katalogun e saj muzikor

Kompania Litmus Music zbuloi së fundmi se fitoi të drejtat për pesë albumet në studio të Katy Perry të lëshuara për Capitol Records, përfshirë të nominuarin për Grammy, Teenage Dream .  

Sipas burimeve, Litmus pagoi 225 milionë dollarë për aksionet e Perry-t dhe të drejtat e botimit të muzikës për pesë albumet e saj të lëshuara midis 2008 dhe 2020 - One of the Boys, Teenage Dream, PRISM, Witness and Smile . Litmus nuk pranoi të komentojë mbi kushtet e marrëveshjes.

Marrëdhënia profesionale e Katy  me Dan McCarroll , bashkë-themelues dhe shef kreativ i Litmus, daton në vitin 2010 kur McCarroll ishte president i Capitol Records, tha kompania.

"Katy Perry është një vizionare kreative që ka pasur  një ndikim të madh në muzikë, TV, film dhe filantropi," tha McCarroll. “Jam shumë i nderuar që bashkëpunoj sërish me të dhe ndihmojë Litmusin të menaxhojë repertorin e saj të jashtëzakonshëm.”

I lançuar në gusht 2022 me një investim prej 500 milionë dollarësh, Litmus ka fituar të drejta botimi dhe regjistrimi të artistëve nga një sërë zhanresh, duke përfshirë regjistrimet kryesore të Keith Urban dhe një paketë të të drejtave autoriale të botimit dhe performancës nga benny blanco .

“Ne besojmë se kjo është një dëshmi e aftësisë së ekipit për të bashkëpunuar me artistët më të mirë në botë. Këngët ikonike të Katy-t jo vetëm që kanë arritur sukses të jashtëzakonshëm komercial, por kanë ndikuar ndjeshëm në kulturën popullore,”shtoi Matt Settle , drejtor menaxhues në Carlyle./Lapsi.al

Marrë nga: Billboard

Të këshilluara

Tiffany Haddish reagon pas fotos me Shakira

Tiffany Haddish ka një mesazh për kritikët e saj. Ajo ndau një postim në X duke iu përgjigjur kritikave për foton me Shakira në MTV VMA 2023 .  Komediania u pr...

13:46

Vidhet koleksioni i ri i Balmain

Dhjetra veshje nga koleksioni i ardhshëm i markës franceze Balmain u vodhën kur një kamion dërgesash u “rrëmbye nga një grup njerëzish”, sipas drejtorit artisti...

12:03

Elsa Lila sjell recitalin e saj në Tiranë

Një koncert, i gjithi live, i gjithi prej Elsa Lilës, do të jepet në Tiranë, në skenën nga ku ajo nisi rrugëtimin e saj artistik, atëherë kur ishte thjesht ajo ...

20:17

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI